Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare mjeku kardiolog prof.dr Sabit Brokaj. Shkaku i vdekjes së tij më sohet se ka qenë një atak kardiak
Sabit Brokaj ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Shëndetësisë që nga viti 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes gjatë viteve 1997 – 1999. Njihet si një nga specialistët më të dalluar të kardiologjisë në Shqipëri dhe ishte një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës.
Brokaju prononcua së fundmi në media lidhur me Covid-19, ku u shpreh se rritja e temperaturave shkurton jetëgjatësinë e koronavirusit.
“Flitet në mënyrë pozitive për testimin. Është mirë për më shumë informacion, por në përfundim trajtimi i sëmundjes fillon me izolimin. Moshat e reja janë më të mbrojtura. Kjo është statistikisht e dukshme në çdo vend. Rritja e temperaturave pret jetëgjatësinë e virusit. Unë mendoj se viroza me kohën do të shuhet”, deklaronte Brokaj për virusin COVID-19.