Dashamirësit e Star Wars (Luftërat e Yjeve), dhe jo vetëm qajnë vdekjen e njërës prej princeshave më të dashura të kinemasë. Ka ndërruar jetë Carrie Fisher, “Princesha Leia” e Star Wars. Lajmërimi është bërë nga zëdhënësja e familjes. Aktorja, 60 vjeçe, ka pësuar një goditje në zemër ditët e shkuara ndërsa ndodhej në avionin që udhëtonte nga Londra për në Los Anxheles. Në Holivud (Hollywood) është kujtuar nga dashamirësit me lule dhe mbi ekranet jashtë teatrove.
“Carrie ka një vend special në zemrat e të gjithëve ne si pjesëtarë të Lucasfilm, është e vështirë të mendojmë një botë pa të. Për të gjithë ishte Princesha Leia, por për ne ishte një shoqe me të vërtetë speciale. ishte një shpirt të zjarrtë, një humor të madh dhe një zemër të gjërë. Carrie përcaktohet si një heroinë e ditëve tona në më shumë se një brez përpara. Roli i saj ikonik i Princeshës Leia ka frymëzuar forcë dhe besim në shumë gra të reja në të gjithë botën. Do të na mungojë shumë”, tha Kathleen Kennedy, prodhuese kinematografike dhe bashkë-drejtuese e përgjithshme e Lucasfilm.
“Carrie Fisher ka qënë jashtëzakonisht e zgjuar, një aktore me talent, një shkrimtare, një humoriste me një personalitet që të gjithëve u pëlqente”, tha George Lucas, regjisori i Star Wars që në vitin 1977 e katapultoi Princeshën Leia nga Holivudi dhe e bëri të famshme në tërë botën. “Në Star Wars, Carrie, ka qënë një princeshë e madhe dhe e fuqishme, luftarake, e zgjuar, plot shpresë, në një rol shumë më të vështirë sesa mund të mendohet”, shtoi Lucas.
Edhe Harrison Ford i bashkohet korit të ngushëllimeve. “Carrie ishte e veçantë, e shkelqyer, origjinale”, tha Han Solo i Star Wars për revistën People. “Ishte qesharake dhe emocionuese pa të frikësuar, Carrie e ka jetuar jetën e saj me shumë guxim”, tha Ford që në vitin 1977 pati një histori dashurie përvëluese me kolegen e vet shumë të re (21 vjeçe) në filmin e parë të Star Wars që në vitin 2004 mori titullin Star Wars – A New Hope (Luftërat e Yjeve – Një shpresë e re). Në atë kohë Harrison Ford ishte i martuar dhe ishte 14 vjet më i madh se Carrie.