Është ndarë nga jeta mjeshtri i madh i humorit, Veli Rada. Ai vdiq në moshën 72-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Veli Rada ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i nderuar dhe vlerësuar me shumë tituj.
Veli Rada njihet si aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ku aderoi 35 vjet.Ai njihet edhe si komentator sportiv.
Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet. Ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar; punoi si regjisor dhe asistent regjisor; si skenarist humori, realizoi një mori skeçesh, parodish.
Marre nga Top Channel