“Artisti i Merituar” Lazer Filipi është ndarë sot (16 Dhjetor) nga jeta në moshën 95 vjeçare.
Mjaft i njohur për filmat e tij dhe rolet e tij mjaft të veçantë dhe kuptimplotë por edhe skenarist në shumë filma, ai lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt 1921.
Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.
Gjatë karrierës së tij interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.
InfoMedia Albania shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët dhe kolegët e tij!