Prej disa kohësh ata fotografohesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por për shkak edhe të punës së tyre shpreheshin se po qëndrojnë të afërt pasi kanë disa projekte të përbashkëta.
Por, më vonë ata e pranuan lidhjen e tyre në publik përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale teksa shfaqeshin në pushime së bashku.
Dyshja,u kthyen në një nga emrat më të komentuar në faqet e mediave rozë duke marrë një vëmendje shumë të madhe, por veprimet e fundit tregojmë se ata s’janë më bashkë.
Hande dhe Kerem kanë hequr të gjitha fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa aktorja ka lënë vetëm fotot me partnerin gjatë punës së tyre.
Gjithçka tjetër është zhdukur: çdo moment nga përditshmëria, pushimet së bashku, prapaskenat gjatë xhirimeve etj.
Ndërkohë, fasnat e çiftit kanë shprehur keqardhje që kjo histori aq e bukur dashurie ka marrë fund, pasi mes tyre kishte shumë kimi.
Ende nuk dihet arsyet e ndarjes së tyre dhe publiku mezi pret një reagim nga ana e tyre.