Comacast është gati të hyjë në tregun mediatik me një kanal të ri informativ në nivel botëror.
Pritet të nisë së shpejti transmetimin një kanal i ri all news ndërkombëtar që do të bëj bashkë Nbc dhe Sky, dy gjigantët mediatik të Comcast. Një hyrje në hapsirën mediatike ku për vite ka kryesuar Cnn, nga Lufta e Gjirit e më vonë dhe që sot mbahet kryesisht nga Bbc World dhe Al Jazeera për botën arabe.
Nbc Sky World News, kështu do të quhet kanali sipas raportimit të Financial Times nga përfaqësuesit dhe do të ketë një staf prej 3.000 të punësuar nga të dy grupet të cilëve do tu shtohen dhe 100/200 gazetarë të dedikuar. Gjithashtu do të hapen dhjetë zyra korrespondence, ndërsa qendra do të jetë në Londër, në Osterley ku po ndërtohen Sky Studios.
Kujtojmë që Comcast në Europë zotëron 25% të kapitalit të Euronews, ky i fundit nga nëntori i vitit 2019 i pranishëm edhe në Shqipëri me kanalin Euronews Albania.