National Geographic ka lancuar sot për publikun dramën e tij më të ri, të titulluar ‘The State’. Seriali trajton një nga temat më pikante dhe konfrontuese në mbarë botën, atë të shtetit islamik, i njohur ndryshe si ISIS.
Seriali ka skenar dhe produksion të Peter Kosminsky.
Ai do të ketë premierën e tij në Shtator në National Geographic në mbarë botën duke përjashtuar kanalet U.K. (Channel 4) dhe France (Canal+ France).
Premiera e THE STATE do të shfaqet si miniseri dy-ditore, duke filluar nga e Hëna, 18 dhe 19 Shtator ora 21.00./ima/