Julinda Dhame, Drejtoreshë e Përgjithshme e Promovimit të Tiranës u shpreh në Euronews Albania se gjatë ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës do të hedhë fishekzjarrë në 12 pika të kryeqytetit.
Sipas saj qytetarët do të kenë mundësinë që të shohin nga ballkonet e shtëpive hedhjen e fishekzjarrëve.
“Të gjithë do ta festojnë në shtëpi festën e ndërrimit të vitit. Ne kemi gjetur një mënyrë tjetër që do i çojmë fishekzjarrët atje ku janë shtëpitë, ku janë njerëzit. Do i shohim nga ballkonet. Ne do të ndezim fishekzjarrë në 12 pika të Tiranës”, u shpreh Dhame.
Zonja Dhame theksoi më tej se do të transmetohet edhe një koncert i përgatitur, ku do të këndojnë këngëtarë të ndryshëm.
“Ne kemi përgatitur një koncert shumë të bukur, që nuk e kemi live, por të regjistruar. E kemi bërë para dy ditësh. Është një koncert shumë interesant, me këngëtarë të rinj, kemi zgjedhur temën, ‘Të jemi falënderuar për vitin që kalon’”, tha ajo më tej.