Mbrëmjen e sotme po transmetohet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku këngëtarët po performojnë versionet unplugged të këngëve të tyre.
Ndonëse vëmendja është te këngët, herë pas here prezantuesit kanë arritur të tërheqin sytë e publikut drejt tyre.
Kjo ka ndodhur dhe sonte me Blendi Salajn dhe Jonida Vokshin, të cilët janë shfaqur sonte të veshur me veshje popullore.
Të dy kanë zgjedhur të vishen me veshje të trevës së Shqipërisë së Mesme dhe duhet thënë që u shkojnë mjaft mirë, si Jonidës, ashtu edhe Blendit.
Pas mbrëmjes së sotme, juria do të votojë këngët finaliste për të përzgjedhur më pas edhe këngën fituese që do të shkojë në Eurovizion.
https://www.instagram.com/p/CJHM5oAh1ar