Artisti i njohur shqiptar Flori Mumajesi ka lajmëruar përmes një videoje në rrjetin social “Instagram” se ka fshirë disa nga këngën e tij në kanalin zyrtar në “YouTube” duke shtuar së shpejti do të fshihen edhe nga platforma “Spotify.”
Këngëtari shprehet gjatë videos se “njerëzit i kanë harruar këngët e tij më të mira” dhe shihet mjaft i prekur ndërsa shton se muzika e tij “ka vdekur.”
Flori tregon se këngët e tij më të mira si “Me Fajlë të Vogla”, “Plas”, “Thjesht të Du” apo “Dashuria”, nuk po vihen re dhe për këtë ndjehet keq.
Kantautori e mbyll videon duke thënë se është shumë mirë dhe se nuk do ta lërë muzikën.
DEKLRATA E PLOTË
Prej tre javësh nuk është më online. Unë kam fshirë të gjitha këngëta para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas|, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fajlë të Vogla” përshembull që është piëk e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.” Një nga këngët që mbahet mend Flori “Me Sy Mbyllur”. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”, çfarë ka munguar, cila këngë. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar. Sa merrja gëzim, ndjehesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë.” As unë se kam detyrim këtë gjë. Nëse katër këngët më të mira të mijat nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam. Më duket se çdokush në vendin tim do ndjehej keq. Nuk i ngushëllojnë se për t’i kujtuar s’i kujtojnë. Jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, por është më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull.