Çështja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur reagime pro dhe kundër shembjes. I ftuar sonte në “Open”, Mustafa Nano u shpreh se nuk i ka ardhur aspak keq për atë çka ndodhi dje.
“Nuk më pëlqeu mënyra si u shemb. Por, nuk më ka ardhur aspak keq që u shemb”, është shprehur Nano. Ai ka thënë se në sytë e tij, godina e Teatrit ishte “një gjë e shëmtuar”. “I prishte gjithë harmoninë Tiranës”, ka thënë Nano, duke thënë se një ndërtesë 70-vjeçare nuk qendronte mirë me pjesën tjetër të kryeqytetit. (Në fakt, godina ka përfunduar më 1939, pra analisti duket se nuk e njeh mirë historinë e Teatrit).
Nga ana tjetër, Andi Bushati ka thënë se prishja e godinës ishte një akt kriminal. Për këtë, Bushati ka thënë se ka shumë pika që e vërtetojnë.