Elon Musk risjelle një ide të vjetër të tij për të bërë që vlerësimi i Twitter të fluturojë nga 20 miliardë dollarët aktualë në 250 miliardë.
Një hap që rrjeti social mund të bëjë nëse ia del, është ideja e pronarit të Tesla-s, për t’u bërë qendrore në jetën ‘financiare’ të përdoruesve të saj.
Sipas raporteve nga Wall Street Journal, Musk kishte pasur tashmë një ide të ngjashme në të kaluarën me X.com, i njohur tani si PayPal, por që ai nuk kishte arritur ta realizonte plotësisht pasi ishte rrëzuar si CEO.
Tani Musk po ndjek të njëjtën ambicie me Twitter ku, një ditë, përdoruesit mund të jenë në gjendje të dërgojnë dhe të marrin para në platformë, por edhe të fitojnë interes për depozita dhe shumë më tepër.