ifti Fjolla dhe Xumi kanë rrëmbyer kupën e natës së pestë të superspektaklit “Dance With Me”, që vjen për publikun vetëm në ekranin e Televizionit Klan.
Ashtu si netët paraardhëse edhe nata e sotme erdhi me plot emocion, ritëm, profesionalizëm, por edhe debat.
Bora dhe Albani kanë qenë çifti i parë i cili ka çelur mbrëmjen në “Dance With Me” duke përcjellë mjaft atmosferë për publikun në sallë, por edhe për teleshikuesit.
“Murgeshat gazmore” i kanë dhënë ritëm mbrëmjes duke performuar nën një kolazh këngësh, ku u shoqëruan me duartrokitjet dhe brohorimat e publikut. Çifti që e solli këtë atmosferë ishte Xumi dhe Fjolla, të cilët morën edhe fronin e mbretit pas kësaj performance mjaft të pëlqyer, duke e ruajtur atë deri në fund të spektaklit, ku u shpallën fitues.
Nard Ndoka dhe Greta kanë qenë një tjetër çift që spikati në spektakël. Pas performancës së tyre , Berti i ka dhuruar Nardit një bluzë ku mbante bimën narkotike të kanabisit. Sipas Bertit, kjo dhuratë ishte jo vetëm për Nardin, por për të gjithë politikën shqiptare. Dhuratë të cilën Nardi premtoi se do ta dërgonte në Parlamentin e Shqipërisë.
Viki dhe Xhesi e kanë përmbyllur më së miri performancën e tyre në show-n mjaft të pëlqyer për publikun shqiptar.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e Televizionit Klan, “Dance With Me” rikthehet sërish të hënën e ardhshme në orën 20:15./tvklan.al