Tani nuk ka më vend për dyshime! Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që Ola tregoi në foto para dy puntatash në “Për’puthen”, por ai do të bëhet baba së shpejti. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” tregojnë se konkurrenti dhe partnerja kanë kohë që shijojnë marrëdhënien e tyre, e cila do të sjellë shumë shpejt një fryt dashurie.
Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, ndërsa “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të sajën.
Kujtojmë se Ola solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të kishte nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit (inicialet e emrit të saj dhe të Muratit), ndaj kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.
I vendosur në vështirësi dhe teksa dridhej, Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit dhe tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.