Murati është djali më i ri që futet në “PërPuthen”, pas largimit të Arionit.
Në fakt ai është me origjinë turke, por që jeton prej vitesh në Tiranë. Ai punon si parukier, ndërsa tha se iu bashkua emisionit të “PërPuthen”, pasi i duket shumë interesant.
Po ashtu emisionit iu bashku edhe një vajzë, Lediana, e cila studion për stomatologji.
Një vajzë e re i është bashkuar “PërPuthen” mbrëmjen e sotme.
Ajo është Lediana Prenga, 23-vjeç, që studion për stomatologji. Ajo tha se vendosi të bëhej pjesë e programit pasi donte të merrej me diçka dinamike dhe për të provuar veten.
Ndërkohë ajo tha se kishte pëlqim për Mevlanin dhe Atdheun, por shtoi se ka ndryshuar mendim për Atdheun, pas puthjes me Anën sot.
“Kam thënë për Atdheun, më duket tip interesat dhe Mevlanin. Për Atdheun ndryshova mendim, pas asaj që ndodhi në studio”, tha ajo.