Që prej 12 marsit shtypi i shkruar, apo gazetat i munguan lexuesve, por nga nesër të gjithë do kenë mundësi të kenë në duar “Panoramën” Gazetën Shqiptare dhe “Panorama Sport”.
Pas masave lehtësuese të bëra me dije nga qeveria edhe shtypi i shkruar do të jetë në treg.
Kur u njoftua mbyllja, stafet e gazetave deklaruan se në kushtet e përhapjes së pandemisë së COVID 19, nuk e shihnin të arsyeshme t’ju kërkonin lexuesve të dilnin nga shtëpia për të blerë gazetë, por tani që ata kanë 90 minuta kohë për të bërë Pazar, mund ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi.
Sigurisht rekomandohet që ata të respektojnë me përpikmëri masat e distancimit social gjatë daljes së tyre.