Opinionistja e “Big Brother Vip 1”, Balina Bodinaku ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë në emsionin “Goca dhe Gra.”
Gjatë kësaj jave qarkulloi në rrjet një lajm ku thuhej se kanë nisur bisedimet në lidhje me opnionistët e “Big Brother Vip Albania 2”, dhe se Balina Bodinaku nuk do të jetë në program. Sa i përket Arbër Hajdarit u tha se emri i tij ishte konfirmuar si opnionist i “BBV.”
E pyetur nëse do të jetë sërish opinioniste e “Big Brother VIP 2”, ajo u përgjigj se nuk ka ende asgjë, por nuk e përjashtoi mundësinë.
“Mund të kenë filluar bisedat për sezonin e dytë, por ende nuk kemi asgjë”- u shpreh Balina duke mos dhënë më shumë detaje.
Kohët e fundit Balina Bodinaku mori vëmendjeedhe me mungesën e saj në dasmën e Arbër Hajdarit, ku ishin të ftuar një pjesë e mirë e stafit të “Big Brother Vip.” Gjatë intervistës së sotme në “Goca dhe Gra” moderatorja Fatma Haxhialiu e pyeti Balinën se përse nuk ishte e pranishme në dasmën e opinionistit tjetër të dhe ajo u përgjigj shkurt duke thënë se për këtë, “duhet të pyesni Arbrin”
Kështu ajo la të kuptohej se marrëdhëniet e tyre nuk janë të mirë, të paktën aq sa Arbri ta ftonte në dasëm
Biseda:
Balina: Arbrin pse nuk e keni ftuar këtu në ‘Goca dhe Gra?’
Fatma: E kemi ftuar, por ishte para dasme, pas dasme do ta ftojmë dhe do t’ia bëjmë pyetjen
Balina: Pyeteni Arbrin.