Rrjeti hispanic amerikan MundoFox nga java e ardhshme do të ndryshojë emrin e saj në MundoMax. Ndryshimi i emrit vjen pas blerjes nga ana e kolumbianes RCN nga Fox International Channels.
Lajmi, që qarkulloi në disa media, u konfirmua nga burime të ttvnews, sipas të cilit ndryshimi do të jetë zyrtar që nga java e ardhshme.
Ndryshimi i emrit është pjesë e ristrukturimit të kanalit, që është shoqëruar edhe me mbylljen e shërbimit informativ, Noticias MundoFox.
Mbyllja e Noticias MundoFox u zbulua nga agjencia e lajmeve Efe. Janë rreth 35 punëtorë që humbën postin e tyre pas mbylljes së Noticias MundoFox.
MundoFox sëfundmi festoi përvjetorin e tretë të fillimit të transmetimeve.