Tetë punëtorë të një azili në Gjermani u injektuan aksidentalisht me pesë doza të vaksinës Covid-19. Sipas mediave të huaja, personat që u injektuan janë shtatë gra dhe një burrë, të moshës midis 38 dhe 54 vjeç, në qytetin Stralsund në Gjermanisë.
Ata ishin pjesë e grupit parësor që duhet të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech Covid-19 dhe aksidentalisht u injektuan me 5 doza. Alarmi u dha nga Stefan Kerth, administratori i rrethit ku ndodhet azili.
“Ata u informuan menjëherë për gabimin. Shpresoj që të gjithë mos të pësojnë efekte anësore serioze. Pendohem shumë për incidentin,“- tha ai.
Katër prej të injektuarve kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur simptoma të lehta gripi, ndërsa të tjerët u dërguan në shtëpi.