Disney ka njoftuar se Mulan do të jetë i disponueshëm në platformë në Disney+ që nga 4 Dhjetori pa asnjë kosto ekstra. Ndryshe nga çfarë ishte menduar nga fansat në fillim të këtij viti.
Planet për të shfaqur Mulan në kinema u prishën totalisht nga pandemia e koronavirusit në muajin Mars. Shpresat ranë akoma më shumë kur gjendja e pandemisë nuk ishte drejt përmirësimit duke bërë që Disney të vendoste definitivisht që prodhimi i ri të shfaqej në platforma.
Sidoqoftë, Mulan tashmë që prej 4 Shtatorit është i disponueshëm për t’u parë por me një kosto prej 29.99 Dollarës si një kosto ekstra e abonimit “Premier Access” në Disney+ gjë e cila për ata që e kanë pritur me padurim me shumë gjasa kjo gjë do t’i joshi./IMA/