Muhteşem Yüzyıl – Kösem, vazhdimi i serialit të suksesshëm Sulejmani i Mdhërishëm, është një nga premierat më të shumëpritura të sezonit të ri televiziv në Turqi. Por përveç publikut turk, seriali ka ngjallur interes edhe tek teleshikuesit e vendeve ku është transmetuar Sulejmani i Madhërishëm, të cilët presin me padurim vazhdimin e historisë, të përqendruar tashmë në figurën e Sulltaneshës Kosem në Perandorinë Osmane.
Premiera e serialit është caktuar për në shtator, dhe interesi i transmetueseve të huaj për të marrë të drejtat e transmetimit ka filluar që tani. Një nga televizionet është edhe TV Klan, nga Shqipëria.
Drejtori programacionit në Tv Klan, Albert Dumani i kontaktuar nga IMA, ka treguar se drejtoria e tij është duke u interesuar për marrjen e të drejtave të sequel-it Kosem Sultan, nisur kjo edhe nga interesi i madh i teleshikuesve të këtij ekrani, që vazhdimisht kanë dërguar mesazhe në adresën e tij.
Gjithashtu, flitet se përveç TV Klan, të interesuar për këtë serial janë edhe Vizion Plus dhe Tring Tv.
Cast-i i aktorëve dhe historia e këtij seriali janë shumë premtues, por megjithatë, suksesi i serialit mbetet në dorën e teleshikuesve turk.
Për më shumë detaje na mbetet të presim muajt në vazhdim.