Me ne fund eshte zyrtarizuar emri i aktores qe do te interpretoje rolin e Sulltaneshe Kosem, ne serialin e ri turk Muhtesem Yuzyil: Kosem Sulltan, sequel i serialit hit Sulejmani i Madherishem.
Beren Saat do te jete protagonistja qe ka pranuar oferten e producenteve. Lajmi u be i ditur nga portali Oyuncu Ol, qe gjithashtu shkruan se aktorja ka marre me shume vota nga fansat se sa aktorja Meyrem Uzerli, kjo e fundit nuk ka pranuar ofertat e shumta nga Tims Production, duke i’u pergjigjur se eshte ende heret te rikthehet ne aktrim. Aktorja eshte ende duke rimarre veten pas depresionit qe pesoi gjate serialit.
Beren Saat, sapo ka perfunduar sezonin e dyte dhe te fundit te Intikam, nje version i serialit origjinal amerikan Revenge, i cili trasmetohet ne ABC ne Amerike!
Aktorja turke eshte shume e njohur nga publiku shqiptar me rolet ne serialet si Fatmagyl dhe Dashuri e Ndaluar, ky i fundit ka qene seriali me i ndjekur turk i vitit ne ekranin e Tv Klan.
Tims Production, shtepia prodhuese e serialit nga shtatori do te publikoje foto teaser-at e para te serialit. Kosem Sultan do te trasmetohet ne Star Tv ne Turqi ne vjeshten e 2015.