Aktorja e famshme turke Beren Saat, e njohur për publikun shqiptar në rolet e Fatmagyl dhe Bihter, tashmë po përgatitet për xhirimet e serialit historik Muhtesem Yuzyil: Kosem Sultan
Beren do jetë protagonistja kryesore e serialit, në rolin e Sulltaneshë Kosem, një skllave me origjinë greke e cila do bëhet gruaja më e fuqishme osmane! Beren Saat do shfaqet në serial në episodin e 10-të, pasi episodet e para do përqëndrohen te fëmijëria e Mahpeyker Kosem Sultan!
Aktorja turke është entuziaste për rolin e ri ku bazohet në historinë e njërës prej sulltaneshave më të fuqishme osmane, e cila la pas dhe Sulltaneshë Hyrremin.