Arrestimi i gjyqtarit Ibrahim Hoxha me akuzën për korrupsion është vazhdon të komentohet në rrjetet sociale të gazetarit Muhamed Veliu.
Sikurse tashmë jeni informuar ky i fundit ngriti një padi për shpifje në emër të medias online lapsi.al, çështje e cila u gjykua pikërisht nga gjyqtari i arrestuar Ibrahim Hoxha, duke i shpallur të pa bazuara pretendimet e Veliut.
Gazetari ka vazhduar të zbulojë të tjera detaje rreth atyre që i qendrojnë afër Hoxhës duke hedhur “bombën” e rradhës. Në një postim në profilin e tij në twitter ai shkruan se sekseri që favorizonte korrupsionin e gjyqtarit është një emër i famshëm i opozitës.
E ndërsa Veliu shtron pyetjen në do të arrestohet ky deputet shtohen dyshimet se cili mund të jetë ai?