Mbrëmjen e kaluar u mbajtën për herë të parë në Madison Square Garden në New York MTV Video Music Awards. Eventi më i rëndësishëm i muzikës që vlerëson artistët në zhanrin e videove muzikore më të mira gjatë një viti. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap me performancën e Rihanna e cila interpretoi live një kolazh të këngëve të saj, “What’s My Name”, “Please Don’t Stop The Music” dhe “Only Girl (In The World). Të tjerë artistë që u ngjitën në skenë me performancat e tyre ishin Kanye West me “Faded”, Ariana Grande dhe Nicki Minaj performuan ashtu siç kishin paralajmëruar, këngën e tyre më të re, “Side to Side”.
Beyonce, e nominuar në plot 11 kategori, ka performuar plot 16 minuta, një kolazh nga albumi i saj më i fundit, “Lemonade”, në një atmosferë mbresëlënëse si vetëm ajo di të bëjë.
Rikthimi i Britney Spears në muzikë me albumin e saj të fundit Glory nuk mund t’i mungonte këtij eventi ku këndoi me G-Eazy, hitin “Make Me”.
Mbrëmja do të mbyllej me atë që edhe e hapi eventin, Rihanna, e cila zgjodhi disa balada, si “Diamond” dhe “Love On The Brain”. Por le të pasojmë tek çmimet që u ndanë gjatë mbrëmjes për artistët më të mirë.
Beyonce tashmë është artistja më e vlerësuar nga MTV me plot 25 çmime në total, ajo fitoi 8 trofe, përfshirë edhe atë të “Video Of The Year”. Calvin Harris u vlerësua me çmimin “Best Male Video” për videon “This Is What You Came For”, “Best Collaboration” u fitua nga “Fifth Harmony” me “Work From Home”, Drake u vlerësua me “Best Hip Hop Video”, kurse DNCE arriti të fitonte “Best New Artist”.
Çmimi prestigjoz, “Michael Jackson Vanguard Award” u prezantua nga Drake, me një fjalim mbreslënës, për Rihanna-n.