MTV ka vendosur që të lirojë kanalin e vet nga pagesa në Gjermani dhe Austri, duke e çuar televizionin me karakter rinor në një kanal FTA dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Vendimi që u tha se do të zhvillohej në muajin Janar 2018, ndiqet nga një lëvizje e VIMN e cila transmetohi falas në live-stream pa pagesë kanalin MTV në Mars të këtij viti.
Duke hequr kodimin e pagesës, në të gjitha platformat televizive, MTV tashmë do të jetë falas në kabllor, satelit, IPTV, OTT dhe aplikacionin MTV Play.
Por, kjo lëvizje ka prekur vetëm versionin SD të kanalit. Versioni në HD do të qëndrojë me pagesë në të gjitha rrjetet.