MTV ka filluar sërish transmetimin free-to-air, si kanal i pa koduar në Gjermani dhe Austri me efekt të menjëhershëm.
Vendimi i cili pritej të vihej në zbatim në Janar 2018 u ndoq nga kompania Viacom International Media Networks (VIMN) me nisjen e transmetimeve të MTV në live stream falas që prej marsit 2017.
Kanali prestigjoz MTV mund të ndiqet tashmë falas në të gjitha platformat digjitale, kabllore, satelitore, IPTV, OTT dhe në MTV Play app (iOS/Android).
Transmetimi falas është i disponueshëm vetëm për versionin SD, ndërsa transmetimi HD vazhdon të jetë me pagesë.