Për herë të parë në 30 vite, MTV rikthen “Club MTV” për një natë LIVE të një eventi muzikor me pjesëmarrjen e D-Nice.
E organizuar nga shtëpia e tij në Los Angeles, D-Nice do të krijojë një festë interaktive me hitet më të fundit që do të përfshijë dhe kërcimtar të rrjeteve sociale dhe fansa të ndryshëm që do të përcillen përmes ekranit.
Hashtagu kryesor i mbrëmjes do të jetë #DanceTogether (Kërcejmë Bashkë) që vjen në kuadër të fushatës #AloneTogether (Vetëm Bashkë).
Ndjekësit do të nxiten të dhurojnë për fondacionin “The Save The Music” ku paratë e grumbulluara do të shkojnë për studentët në komunitetet me më pak shërbime dhe që janë prekur nga koronavirusi./InfoMedia Albania/