MTV do të jetë përsëri i disponueshëm falas për teleshikuesin në Gjermani dhe Austri nga Janari 2018.
Lajmi u konfirmua nga Viacom International Media Networks (VIMN) në Berlin. Audienca e madhe që ka patur transmetimi në livestream në faqen zyrtare MTV.de, ka qenë arsyeja e këtij rikthimi free-to-air i kanalit muzikor për tregun mediatik gjerman.
Që nga marsi 2017, MTV mund të ndiqej online 24/7 livestream në www.mtv.de/live, si edhe nëpërmjet platformës MTV Play app për iOS dhe Android duke rritur numërin e ndjekësve.
Kanali do të jetë sërish i aksesueshëm për teleshikuesit në versionin SD ndërsa MTV HD do të vazhdojë të jetë i koduar në platformat televizive në Gjermani, Austri dhe Zvicër.