Pas marrëveshjes me Sky Italia për blerjen e kanalit MTV (LCN 8) të digitalit tokësor, Viacom do të zgjeroj ofertën e saj televizive me dy kanale të reja tematike.
Përveç konfirmimit të kanaleve prezente në paketën e Sky Italia: Comedy Central, MTV, MTV Hits, MTV Music dhe MTV Rocks, si dhe Nickelodeon, Nick Jr., dy kanle të reja tematike do të shtohen nën brandin e Viacom. Bëhet fjalë për MTV Next, kanal me një konotacion të forte interaktiviteti në transmetim nga 1 gushti 2015, në zonën entertainment të SKY, kanali 133; Teen Nick, kanali i markës Nickelodeon që kompleton ofertën kids të Viacom Italia, me një target që prek moshën adoleshenciale, fillimi i transmetimeve parashikohet këtë fundvit.