Këshilli Kombëtar i Ukrainës ka licensuar Spike si një prej kanaleve të huaja që lejohen të transmetojnë në këtë vend.
Në një deklaratë, thuhet se transmetimi i programeve te kanalit Spike, i cili është pjesë e MTV Networks Europe, është në përputhje me kërkesat e Konventës Evropiane mbi Televizionin Ndërkufitar dhe legjislacionin ukrainas.
Spike është i licencuar në Republikën Çeke dhe do të transmetojë 24 orë në ditë në gjuhën ukrainase, duke u ofruar shikuesve një përzierje të emisioneve argëtuese dhe filmave kryesisht amerikane.