Në media sot u dha lajmi se babai i 17-vjeçarit që ndërroi jetë dje në spitalin Shefqet Ndoqi, si pasojë e kovidit, ka humbur jetën sot. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, për Dritare.net, përgënjeshtrojnë lajmin.
Babi i 17 vjeçarit është gjallë, dhe po trajtohet në spitalin Covid. Ditën e djeshme, humbi jetën 17 vjeçari ndërsa në lidhje me këtë rast, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, tha se:
“ Rasti i humbjes së djalit 17-vjeçar ishte rast i cili, me sa më është raportuar erdhi në gjendje të vështirë, me mushkëri të prekura”.