Pesë persona të infektuar kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa konfirmohen 101 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë njofton se ka humbur jetën: një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana.
Ndërsa një e dhënë jep shpresë për përmirësimin e situatës në vend lidhet me faktin se për të katërtën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19, pasi në 24 orët e fundit janë shëruar 119 pacientë.
Në spitalet COVID po marrin trajtimin 178 pacientë, 7 nga të cilët janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit u testuan 803 persona, ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, njoftoi Rovena Daja, nga ISHP.
COVID-19 – Statistika (30 Gusht 2020)
Testime totale 62017
Raste pozitive 9380
Raste të shëruara 5139
Raste Aktive 3961
Humbje jete 280 (Qarku Tiranë 132, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 15, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)