“Mrekullia në qelinë nr. 7” ka qenë një sukses i kinematografisë turke duke u bërë një nga filmat më të ndjekur jo vetëm në kinematë turke por edhe në Netflix.
Gjatë kohës kur bota ishte në kushte karantine, ky film u dha dhe në “Netflix” dhe ka qenë një nga filmat më të ndjekur nga shumë vende të botës.
Historia e Ovës dhe Memos përloti ndjekësit duke u kthyer në një sukses. Së fundmi ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”. Aras Bulut Iynemli mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”. Po ashtu filmi mori edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.