Një ditë para ditës Botërorer të Autizmit, në emisionin ‘Zonë e Lirë’, është transmetuar një histori, pikërisht me një fëmijë autik, por që i ka ndodhur diçka e pabesueshme.
Familja e 9 vjeçarit Miki ka ndarë gjithë historinë kur fëmija i tyre ka filluar të flasë fjalët e para në moshën 5 vjeç e gjysmë, madje dhe të këndojë një këngë shqiptare. Bëhet fjalë për një këngë të këngëtarit, Renis Gjoka, me të cilën Miki ka mësuar të flasë. Për ta surprizuar vogëlushin 9 vjeçar ishte ftuar në emision Renisi, i cili dhe vetë ka mbetur i befasuar, kur Miki e ka shoqëruar duke kënduar së bashku refrenin e këngës.
Marrë bga Express