Që Mozzik ka qenë një nxënës problematik në shkollë, këtë e kemi mësuar, si nga intervistat e tij, ashtu edhe nga tekstet e këngëve. Edhe që ka pasur fëmijëri të vështirë, e kemi ditur, megjithatë reperi ka gjthnjë dicka interesante për të na thënë nga e kaluara, edhe pse këtë herë është më shumë e dhimbshme sa interesante.
Kështu, i ftuar në emisionin “Unë dhe Ti” ai ka rrëfyer se është rrahur nga mësuesit kur ka qenë nxënës në shkollën fillore dhe cka është më ironikja, nga mësuesi i muzikës. Këtë e konfirmoi edhe intervistuesi i tij, që ka qenë shok klase me Mozzik, ndërsa së bashku ata ndanë histori kryesisht nga shkolla, ku mes tjerash zbuluan pikërisht episodin kur artisti ishte rrahur keq nga mësuesi i muzikës.
Kujtojmë se Mozzik ka thënë se pikërisht vështirësitë që ka përjetuar në shkollë, kanë bërë që ai të mos e kryente arsimin si dihej dhe të përjashtohej, por mesa duket nuk ka qenë “faji” tërësisht i tij.