Të gjithë mezi po e prisnim këngën e re të Elvana Gjatës me Mozzik dhe dje mbrëmë në mesnatë dyshja kanë publikuar bashkëpunimin e tyre që premton të jetë një Hit i këtij sezoni. Ky është bashkëpunimi i parë i pop artistes me reperin Mozzik, por duket se nuk do të jetë i fundit duke parë kiminë që është vënë re nga fansat.
Këngë është pjesë e albumit të ri të artistit me titull “Lamboziki”. Teksti është shkruar nga vetë reperi, kurse për produksionin u përkujdes Rzon së bashku me Pëllumb Beats.
Kënga bën fjalë për një histori dashurie të shkurtër që ka mbaruar shumë shpejt. “S’ka s’ka më bindje, shkurt e pat kjo lidhje. Pa ty kjo ditlindje. Unë u ktheva në vendlindje!”– thuhet në refren që tashmë është hit në rrjete sociale e me siguri do na shoqërojë gjatë.