Në disa portale është publikuar një video tronditëse ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat janë në kërkim nga policia, shihen duke sulmuar dhunshëm blogeren Klea Prenga në një restorant në Tiranë. Në video, motrat Berisha afrohen te tavolina e Prengës, e cila ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë, dhe e sulmojnë atë me gota dhe sende të tjera, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.
Sipas pamjeve të sigurisë, motrat janë përpjekur të kamuflohen me kapele për të shmangur identifikimin. Mariela Berisha është parë duke goditur Prengën me një gotë qelqi, ndërsa Antonela e ka ndihmuar gjatë përleshjes. Ndërhyrja e stafit të restorantit dhe e klientëve të tjerë ishte e nevojshme për të ndarë vajzat. Pas incidentit, motrat u larguan me dy automjete, të cilat më vonë u sekuestruan nga policia.
Klea Prenga ka denoncuar sulmin në polici dhe ka publikuar në rrjetet sociale fotot e dëmtimeve të saj, duke treguar tmerrin që përjetoi. Dyshohet se shkak i sulmit është një lidhje paralele e Prengës me partnerin e Mariela Berishës. Ndaj motrave Berisha është ngritur akuza për plagosje të rëndë në bashkëpunim, një vepër penale që mund të sjellë deri në 10 vite burg. Policia vazhdon kërkimet për kapjen e tyre, pasi ato rezultojnë ende brenda territorit shqiptar.