Televizioni Shqiptar do të përcjellë një tjetër ekskluzivitet sportiv në kanalet e tij për teleshikuesit. Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të Motorëve MOTO GP.
Diten e djeshme në orën 18.30 RTSH ka filluar transmetimin e provave zyrtareve të garave të kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive botërore për Çmimin e Madh të Argjentinës. Në pistën e Misanos, në Argjentinë, zhvillohet gara e dytë e Botërorit të Motorave.
Provat zyrtare për Garën e Çmimi të Madh të Argjentinës janë transmetuar drejtpërdrejtë në kanalat RTSH 2 dhe RTSH Sport.