Ditë më parë në IMAlbania publikuam lajmin mbi largimin e Mustafa Nanos nga ABC News ku ai realizonte emisionin e tij ‘Provokacija’.
LEXO EDHE:
Mosmarrëveshje me drejtuesit e rinj, Mustafa Nano vendos të largohet nga ABC News
Sipas burimeve tona largimi i tij kishte ndohur për arsye mosmarrëveshje me drejtuesit e rinj të ABC.
Deri më tani nuk ishte i qartë motivi i kësaj mosëmarrëveshje por sipas Politiko, Mustafa Nanos i është ofruar që emisioni të bëhet njëherë në javë dhe po ashtu të jetë analist dhe me rrogë të përgjysmuar, por moderatori i “Provokacija” nuk ka pranuar. Sipas të njëjtave burime, Mustafa Nanos i është ofruar të jetë i ftuari i përhershëm i Robert Aliajt, pra një emision i ngjashëm me “Zonë e Lirë”, ku përveç moderatorit i ftuar është dhe një opinionist i përhershëm.
Në këto kushte, Nano ka refuzuar ftesën e ABC News.
Momentalisht, ende nuk dihet nëse Nanon dhe “Provokacija-n” do i shohim nën një tjetër logo televizive.