Moti i keq me reshje të dendura të shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë ditën e sotme zonën e bregdetit shqiptar.
Si pasojë e dallgëve të krijuara në det, në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi i dy trageteve të cilat do të udhëtonin sot drejt portit të Barit.
Autoritet portuale duke parë kushtet e pafavorshme të motit kanë urdhëruar shtyrjen e nisjes për në orën 06:00 të së shtunës.
Ndërkohë mësohet se situata në portin italian është më e favorshme prandaj tragetet do të vijojnë udhëtimin në orarin e programuar.
Ditën e sotme gjiri i Durrësit u përfshi nga një erë e fortë, gjë që shkaktoi det të trazuar me dallgë të mëdha dhe ndërprerjen e lundrimit.