Situata e rënduar sinoptike në gjirin e Durrësit që ishte gjatë natës bëri që tragetet për në Bari Itali të nisen me 3 ore e gjysëm vonesë. Në atë periudhë deti pati një valëzim në det rreth 7 ballë. Tragetet kanë pritur që të qetësohet situata dhe janë nisur nga porti në orën 02.30 minuta të ditës së sotme.
Ndërkohë tragetet nga Italia kanë ardhur sot në normalitet. Njeri është ankoruar dhe tjetri po ankorohet tani. Situata në gjirin e Durrësit paraqitet e qetë 3 -4 ballë det, ndërsa në det të hapur vijon të jetë rreth 6 ballë bëjnë me dije burime nga kapiteneria. Situata më e rënduar ka qenë në bregun Italian ku gjatë natës ka pasur valëzime në 7- 8 ballë. Ndërkohë situata po shkon drejt përmirësimit.