ABC News javët e fundit është një prej televizioneve i cili po përflitet shumë në media për riformatimin e tij duke kaluar nga formati informativ në atë gjeneralist. Kalim ky që ka përfshirë dhe imazhet e televizionit që kanë qënë prezentë prej shumë kohësh.
Ndërsa ka filluar programe të karakterit të një televizioni gjeneralist këtë sezon duke përfshirë programin e ri të pasdites por dhe riformatimin e programit të mëngjesit, tashmë ABC ka vendosur të anulojë dhe disa programe të sezoneve të kaluara.
Burime të InfoMedia Albania bëjnë me dije se largimi i radhës nga televizioni është gazetari Mustafa Nano i cili prej 2 sezonesh ka drejtuar emisionin “Procokacija”.
IMA ka arritur të zbulojë se Mustafa Nano ka shkëputur kontratën me ABC që prej ditës së djeshme 10 Shtator, ndërkohë që për pak ditë, më 15 Shtator riniste sezonin e tretë të programit.
Burime të IMA shprehen se largimi i Mustafa Nanos ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e rinj.