Për të tretën natë me radhë kanë vijuar protestat në shenjë revolte ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia.
Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj, u mblodhën pranë Obeliskut të Besëlidhjes në Lezhë.
Me thirrjet “Rama ik” qytetarët ndezën qirinj si homazh për të ndjerin teksa kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë.
Më pas ata u zhvendosën para Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, duke bllokuar rrugën. Nuk ka munguar hedhja e shashkave në drejtim të komisariatit.
Drejtësi për Klodian kërkuan edhe të rinjtë në Berat që u lëshuan në rrugë.