Bora Zemani dhe Ardit Gjebrea ruajnë një miqësi shumë të mirë. Në 2018 ata bashkëprezantuan “Kënga Magjike” dhe kimia mes tyre në skenë ishte e dukshme. E duket se marrëdhënia mes tyre është forcuar shumë me kalimin e kohës dhe shpesh ata kanë ndarë foto të bashku në rrjetet sociale duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Edhe mbrëmjen e sotme, Arditi ka postuar në Instagram një foto me moderatoren, por këtë herë vëmendjen e mori mbishkrimi i tij. Teksa shpreh të gjitha konsideratat e tij për Borën, Arditi shkruan se ndoshta një ditë në vijim rrugët e tyre televizive do kryqëzohen.
“Para 3 vitesh si sot, flisnim për Kenga Magjike 2018 dhe kuptuam sa shumë na përputhte artistikisht magjia e këngës, ndërsa sot jam kaq i lumtur për suksesin tënd dhe me siguri një ditë në vitet që do vijnë do na kryqëzohen sërish rrugët televizive.”- shkruan Arditi.
Por, cili është projekti që do bëjë bashkë dyshen? Aktualisht i vetmi që dimë është “Festivali i Këngës”, por nuk përjashtohen mundësitë që të sjellin edhe ndonjë projekt tjetër në të ardhmen. Disa ditë më parë “Kryefjala.com” zbuloi emrat e moderatorëve mes të cilëve Arditi, Bora, Jonida Maliqi, Kelvi Kadilli dhe Isli Islami. E njëjta media shkruan se nata e pare e festivalit do të prezantohet nga Jonida, Bora, Kelvi dhe Isli.
Se ku do kryqëzohen rrugët e Arditit dhe Borës? Mezi presim t’i shohim…