Tashmë kanali 3 Plus i platformës Tring pushtohet nga një tjetër serial turk. Mesa duket, suksesi i padiskutueshëm i prodhimeve të turqisë e ka bërë paketën dixhitale të heqi dalëngadalë nga programacioni serialet dhe telenovelat latine.
“Mos u Dorëzo”, ky është seriali i ri, prodhim turk i cili do të shfaqi premierën e tij të parë në 7 Shkurt 2017 në kanalin dedikuar serialeve, 3Plus.
Jigiti është një djalosh i pashëm, por njëherazi edhe një biznesmen i suksesshëm, i cili ka arritur majat duke punuar me pasion dhe përkushtim. Ai nuk beson në dashuri dhe pranon të martohet me mbesën e tetos së tij. Por gjithçka do të ndryshojë pas martesës së tyre. Edhe pse ai kërkon divorcin, Ixhlali, bashkëshortja e tij parapëlqen të vdesë se ta lërë të lirë. Në një zënkë e sipër, ata pësojnë një aksident, i cili do të jetë fatal për Ixhlanin, që bie në koma. Gjithçka do të ndryshojë kur ai do të njihet me Nurin, një vajzë e re, e cila do ta bëjë Jigitin të besojë në dashurinë e vërtetë. Një dashuri me shikim të parë. Të gjithë mendojnë se Ixhlali ka vdekur, por ajo do të zgjohet nga koma pikërisht ditën e dasmës së bashkëshortit të saj. Një burrë mes dy dashurish. Ç’do të bëjë Nuri kur të zbulojë se gruaja e Jigitit është gjallë? A do ta falë ajo?
Një prodhim i vitit 2015, me aktorët më simpatik dhe ndër më të spikaturit turk, “Mos u Dorëzo” vjen nën prodhimin e Golden Films