Formati “Big Brother Vip” do të zhvillohet për herë të parë këtë vit edhe në Kosovë, dhe fillimi i tij është paralajmëruar prej muajsh tashmë nga produksioni i reality-showt.
Ndonëse është njoftuar disa herë se kur do të nisë ky reality-show, akoma shikuesit janë në pritje të një date. Me sa duket publiku po e pret me padurim nisjen e programit, dhe kanë nisur të pyesin e miqtë e moderatorëve në lidhje me datën.
Kështu një ndjekës e ka pyetur këngëtaren Vesa Luma, në një bisedë virtuale në Instagram, se kur do të nisë “Big Brother Vip Kosova”, pasi ajo është mikeshë me moderatorin e reality-showt, Alaudin Hamitin.
Përgjigja e Vesa Lumës ishte data 28 nëntor: “Shumë e thjeshtë si spo jua merr mendja. Pasi më 28 nëntor ka përvjetorin Klan Kosova- besoj fuqishëm që ajo është data e nisjes. Imagjino të jetë e vërtetë.”
Teksa ka ripostuar përgjigjen e Vesa Lumës, Alaudin Hamiti shkruan: “Pse s’po tregon që po të presim edhe ty”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash, ndërsa shton se e gjitha është një shaka.
Kujtojmë se në fillim u tha se programi do të nisë në tetor, madje sipas disa raportimeve thuhet se data zyrtare ka qenë pikërisht 4 tetori, por kjo nuk ndodhi.
Pas kësaj, sipas disa burimeve në mediat e Kosovës, arsyeja pse po “zvarritet” fillimi i “BBVK” janë punimet në shtëpi, të cilat akoma nuk kanë përfunduar. Fillimi i këtij spektakti në varësi të punimeve do të jetë në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.
Siç dihet tashmë, “Big Brother Vip” Kosovë përveç çmimit të dyfishuar në 200 mijë euro, do të ketë edhe dy prezantues. Krahas Alaudin Hamitit, do të jetë edhe moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi.
Më herët, Liberta Spahiu që vjen në rolin drejtoreshës së kastit, zbuloi të tjera informacione në lidhje me formatit që zhvillohet për herë të parë në Kosovë. E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte me tepër duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbiz-it tonë.