Moderatorja Orinda Huta u bë nënë për herë të pare më 15 korrik. Ajo dhe partneri, Turjan Hysko e pagëzuan vogëlushen me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuloi portretin e saj, dhe shpesh ndajnë me ndjekësit foto të ëmbla.
Orinda tregon herë pas here se si kujdeset për vajzën dhe së fundmi duket se ka marrë kritika për mënyrën se si e ushqen. Për këtë arsye, iu ka dhënë një mesazh të gjitha nënave të reja dhe grave që paragjykojnë ato që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.
“Mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, shkruan Orinda, ndër të tjerash, në një Instastory.
Së fundmi, partneri i saj Turi, zbuloi një një bisedë me ndjekësit në Instagram që Orinda e përkëdhel më shumë vajzën. Ndër të tjerash, ai tregoi se dëshiron një familje të madhe, ndaj do të donte që në të ardhmen të kenë katër fëmijë.