Mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me “Skype” në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora ishte meteorologu Hakil Osmani i cili foli për ndryshimet e motit dhe si pritet të jenë ditët në vijim.
Sipas meteorologut gjithë java do të karakterizohet nga reshje shiu të cilët do të jenë me intensive ditën e mërkurë.
Hakil Osmani: Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Do të ketë herë pas here prezencë të reshjeve të shiut. Dita e sotme ka nisur me reshje shiu të cilat pritet që në orët e mesditës të kemi një përmirësim gradual të kushteve të motit . Mëngjesi i ditës së martë do të ketë prezencë shumë të pakët të reshjeve të shiut në vendin tonë. Mesdita do të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm, ndërsa pasditja dhe mbrëmja e ditës së martë do të rikthejë reshjet të cilat do të jenë prezente edhe gjatë ditës së mërkurën, me një intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit por lokalisht pritet të kemi dhe me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Ndërsa në zonat verilindore dhe shumë pak në zonat juglindore presim të ketë prezencë të pakët të reshjeve të dëborës kryesisht në zonat e thella malore.
Edhe fundjava pritet me reshje shiu sipas meterologut të MeteoAlb
Ndërsa të enjten dhe në vijim presim një përmirësim të lehtë të kushteve të motit por reshjet e shiut do të mbeten prezentë edhe gjatë ditës së premte po ashtu dhe në fundjavë.