Ajo është një nga figurat më të njohura në ekranet shqiptare, mirëpo kur bëhet fjalë për familjen e saj është gjithmonë hermetike.
U kuptua besoj se po flasim për Alketa Vejsiun, e cila ndonëse një jetë në televizion, na ka treguar shumë pak për të mos thënë aspak nga jeta e saj brenda mureve të shtëpisë.
Mirëpo ky “rregull” i moderatores duket se këtë vit u thye, me vajzën e saj, Nicol e cila me profilin dhe bisedat e saj virtuale në Instagram, u bë goxha virale.
Në rrjedhën e kësaj, ka qenë Alketa ajo e cila së fundmi ka ndarë një moment mjaft të veçantë ku duket me babain e saj. Moderatorja dhe i ati ia kanë marrë këngës rrugëve të Parisit. Krahas videos ku duket shumë e buzëqeshur me babain e saj duke kënduar, Vejsiu shkruan:
“Në Paris duke kënduar me babin tim që për mua ka zërin më të bukur në botë❤️ ( Ai jetoi si emigrant 20 vite në këtë vend). Babo, shpirti dashuria ime parë dhe e përjetshme!”❤️
Për ta rikthyer edhe një herë vëmendjen tek vajza e Alketës, Nicol Nelo në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram më herët njëri nga ata e pyeti: Gjëja më e shtrenjtë që ka bërë Alketa për ty dhe e kujton me mall? Ose dhurata?
“Gjëja më me vlerë që më kanë bërë të dy prindërit për mua është që më dhanë besimin dhe mundësinë që të largohesha nga shtëpia kaq herët për të dalë në jetë dhe për t’u përballuar me vështirësitë që të bëhem dikushi. Është mundësi që të ndryshon jetën për të cilën jam falënderuese,”-u shpreh Nicol.